Na ndiqni edhe në

Emisionet

A është Sara Payman mbesa e Vaçe Zelës? Iraniania që po çmend rrjetet sociale me zërin magjik

A është Sara Payman mbesa e Vaçe Zelës? Iraniania që

“Mos je mbesa e Vaçe Zelës?”, kjo është pyetja që marr më shpesh në rrjetet sociale tregon Sara Payman për Dritare TV. Në fakt nuk është rastësi, pasi Sara këndon aq bukur këngët e artistes tonë të madhe, dhe flet aq bukur shqip, ndonëse origjina e saj është nga India dhe Irani.

Ndonëse me profesion është dentiste, Sara së fundmi i është përkushtuar këngës, të cilën e ka me shumë pasion dhe i është përkushtuar tepër, pas bashkëjetesës në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Naimin, një gjermano-persian.

“Muzika shqiptare është shumë e bukur, ka shumë kulturë dhe histori. Më pëlqejnë shumë këngët e Vaçe Zelës, zëri i saj është shumë i bukur, i pastër dhe emocional.

Ka disa këngë shqiptare që më emocionojnë, si prsh., Moj e bukura more, Valsi i Lumturisë apo Më ka marrë malli. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë, i ka marrë malli për vendin dhe bëhen emocionalë kur dëgjojnë këngët që unë ndaj në rrjete sociale. Të kënduarit në shqip, më ndihmojnë të përmirësuar gjuhën.

Përmes këngës po ashtu dua të dërgoj një mesazh. Kam shkruar një këngë lidhur me komunitetin rom.

“Disa njerëz rom më quajnë, duke menduar se më shajnë. Ata janë tepër të pashëm në fakt”.

Në fakt, marr shumë komente pozitive në Tik Tok dhe Instagram.

Shpesh më pyesin: “A je ti mbesa e Vaçe Zelës?”, tregon Sara./dritare.net