Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti tragjik/ Reagojnë Gonxhe, Spiropali, Ibrahimaj

Aksidenti tragjik/ Reagojnë Gonxhe, Spiropali, Ibrahimaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Elisabeta Katijajt dhe Eorda Sinollarit si pasojë e një aksidenti në Kosovë.

Lajmi ka ngjallur reagime të shumta nga përfaqësues të lartë të politikës dhe institucioneve. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, shprehu ngushëllimet për humbjen e dy grave, duke i cilësuar ato si figura plot energji dhe përkushtim që i kishin kushtuar kontributin e tyre Shqipërisë dhe diasporës shqiptare. Ajo theksoi se Elisabeta Katijaj ishte një forcë e rëndësishme e komunitetit të biznesit, ndërsa Eorda Sinollari një profesioniste e re që sillte dije dhe frymë të re përmes Programit “Brain Gain” të GIZ-it.

Aksidenti tragjik/ Reagojnë Gonxhe, Spiropali, Ibrahimaj

Reagime ngushëllimi kanë ardhur edhe nga ministri Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi ndarjen nga jeta të Elisabeta Katijajt si një lajm të rëndë. Ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj, duke theksuar se kontributi, përkushtimi dhe energjia që ajo dha do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Aksidenti tragjik/ Reagojnë Gonxhe, Spiropali, Ibrahimaj

Ndërkohë, ministrja Delina Ibrahimaj shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e Elisabeta Katijajt, duke vlerësuar kontributin e saj të çmuar në shërbim të diasporës shqiptare, zhvillimit të biznesit dhe fuqizimit të grave sipërmarrëse./K.C/dritare.net

Aksidenti tragjik/ Reagojnë Gonxhe, Spiropali, Ibrahimaj