Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë–Janinë!
E Diel 14 Dhjetor 2025, 09:09
Dritare.net

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se edhe ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar.
Bllokimi do të ndodhë nga ora 18:00 deri në orën 21:00, sipas orës greke, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët në këtë zonë.
Gjatë kësaj kohe, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe i këshillon që të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në qarkullim./dritare.net