
Çelmeta: Na pret luftë e nxehtë politike me Greqinë. Kërkon të marrë tokën shqiptare!
Dritare.net

Gazetari Igli Çelmeta në Dritare Tv deklaroi se vendimi për Belerin, do të ndikojë në marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, ku do të nisë një luftë politike, pasi Athina, kërkon të marrë bashkinë e Himarës.
“BE, shtete më të fuqishme do ndërhyjnë dhe do i tregojnë Greqisë se nuk mund të drejtojë çdo gjë. Edhe kur dërguan çështjen e Belerit, morën një përgjigje shumë të thjeshtë nga Parlamenti Evropian. Do të kemi mbështetje nga shtetet e tjera, nëse do të kemi reagim të ashpër nga Greqia, pas vendimit për Belerin. Greqisë i intereson Himara. Beleri është antishqiptar, ka djegur flamurin shqiptar. Çfarë e lidh Belerin me Shqipërinë, që të drejtojë një tokë shqiptare. Është turp, ka kryer vepër penale, të dënohet.
Beleri është një viktimë në këtë rast, e përdor Greqia. Do ketë zhvillime shumë të nxehta, pasi çështja do të politizohet. Do fillojë luftë politike, që do ndikojë në marrëdhënien Greqi-Shqipëri. Kemi çështje të hapura me Greqinë, çështjen e detit. Athina nuk ka hequr ligjin e luftës, ku janë të drejtat e çamëve. Është strategji e hershme kjo që ka ndjekur Greqia, ndaj shtetit tonë. Himara do jetë baza e luftës politike dhe raporteve Shqipëri-Greqi, zgjedhjet në Himarë do e tregojnë këtë. Greqia do investohet shumë, deri në pikën më të fundit, e ka treguar këtë edhe me çështjen e Belerit”, tha Çelmeta./M.K-dritare.net

















