Na ndiqni edhe në

Emisionet

Endri Tafani: Një grua do t’i marrë pushtetin Berishës! Ja emri!

Endri Tafani: Një grua do t’i marrë pushtetin Berishës! Ja

Në një intervistë në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, analisti Endri Tafani komentoi situatën aktuale në Partinë Demokratike, duke theksuar mungesën e liderëve të rinj me guxim për të marrë drejtimin e partisë.

Sipas Tafanit, ndërkohë që shumë figura burrash brenda PD-së duket se kanë heshtur, dy gra kanë shfaqur gatishmërinë për të sfiduar Sali Berishën: Alesia Balliu dhe Evi Kokolari. Tafani vuri në dukje se ato kanë treguar guxim që askush tjetër nuk e ka pasur:

“Janë vetëm dy gra që kanë patur guxim të flasin. Nuk ka pasur asnjë burrë që ka pasur këtë guxim… Kjo duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë,” tha Tafani.


Analisti shtoi se insistimi i Berishës për të mbajtur kontrollin e PD-së, në moshën 82-vjeçare, e bën të qartë se ai nuk mund të jetë e ardhmja e partisë:

“Është më se e qartë që Berisha nuk mund të jetë e ardhme e PD-së. Është në një moshë që nuk i lejon të përballojë një pozicion kaq dinamik si kryetar partie në një kohë kaq sfiduese,” theksoi Tafani.
Ai gjithashtu komentoi mbi mungesën e liderëve të rinj dhe dinamikën brenda partisë:

“Nuk ka burra në kuptimin e njerëzve që marrin përsipër përgjegjësitë e veta politike. Janë të mësuar të rriten nën hijen e kryetarit, dhe nuk kanë guximin apo besimin te aftësitë e tyre për të drejtuar partinë,” tha Tafani.
Analisti argumentoi gjithashtu se kjo situatë përforcon pozicionin e Edi Ramës në pushtet:

“Këmbëngulja e Berishës për të mbajtur kontrollin e PD-së është ajo që e ndihmon Ramën të qëndrojë në pushtet. Do të ishte mirë sikur Berisha të largohej dhe të hapte rrugën për udhëheqës të rinj,” u shpreh Tafani./K.C/dritare.net