Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sara Mila reagon pas lajmeve për peshën: Trupi im nuk është debat politik, është historia ime

Sara Mila reagon pas lajmeve për peshën: Trupi im nuk është


Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila ka folur për herë të parë për komentet dhe publikimet e bëra herë pas here në rrjetet sociale, ku fokusin e zë transformimi turpor. Në një deklaratë të gjatë, ajo ka theksuar se ndryshimet fizike që ka kaluar nuk kanë qenë çështje estetike, por një proces i lidhur ngushtë me shëndetin dhe mirëqenien e saj. Në të njëjtën kohë ajo bën thirrje për reflektim të shoqërisë duke nënvizuar se dita kur trupi i një gruaje nuk do të jetë më objekt gjykimi publik, do të jetë një hap real drejt fuqizimit dhe barazisë.

Reagimi i plotë:

Në këto 24 orë nuk kam parë nuk kam thjesht disa postime, pashë edhe një herë sa lehtë mund të zhveshësh një gua nga dinjiteti i saj publik duke e kthyer trupin e saj në lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.
Po, unë jam në ato foto si isha dhe si jam. Por kam qenë dhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur në këto kohë, kjo sepse për mua nuk ka qenë thjesht estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për të mos e lënë më veten pas.
Po sot diçka tjetër më dhemb më shumë, që një pjesë e shoqërisë sonë është kaq e varfër në mendje që mendon se pesha e një gruaje është armë politike. Disa sidomos disa burra gjasme dhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshin duke të bërë objekt tallje. Madje disa kujtojnë se me këtë po bëjnë dhe opozitë.
Kam kuptuar se dhe rezistenca ndaj insulinës trajtohet dhe unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerzillëkit, kjo është pandemia jonë e vërtetë.
Kur shëndoshesh të thonë e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga shëndeti sepse në të vertetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha, problemi është një grua që nuk kërkon kurrë falje dhe as leje për hapësirën që zë.
Unë nuk kam për të kërkuar kurrë falje as për trupin tim, as për rrugën time dhe as për forcën time. Për të gjithë ata që e kuptojnë këtë pa gjykuar po shëndeti është mbi gjithçka, mbi politikën e ulët, mbi gjuhën e helmit, mbi një mentalitetin që ende nuk e ka kuptuar se vlera e një gruaje nuk matet me kilogram e as me kilogramët e helmit që hidhen mbi të pa kursim.
Po sidomos për ju, vajza dhe gra që më ndiqni çdo ditë me apo pa kilogramë shtesë, me apo pa një problem shëndetësor shoqërues, mos lejoni askënd t’iu bëjë të ndieni më pak për trupin tuaj apo për rrugën që keni zgjedhur, mos u tkurrni që të dukeni më të pranueshme, mos heshtni që të dukeni më të mira dhe mbi të gjitha nuk është turp edhe të duash të ndihesh e bukur.
Nuk është sipërfaqësi të kujdesesh për veten, është dinjitet, është respekt, është dashuri për veten dhe kush e mëson shumë më mirë vonë sesa kurrë. Trupi juaj nuk është arenë gjykimi, është historia juaj, është forca juaj, është jeta juaj, por mbi të gjitha nuk i detyrohesh askujt për asnjë shpjegim për trupin tënd dhe trupi im nuk është dhe nuk duhet të jetë ndonjëherë debat publik, nuk është argument politik, nuk është pronë e askujt përveç meje. Dhe dita kur ne si shoqëri ta kuptojmë këtë është dita kur do të kemi bërë një hap real të fuqizimit të vajzave dhe grave e deri atëherë paçi fat me ‘viktimën e radhës’ për ta kryqëzuar në rrjet. Unë jam rezistente ndaj baltës më shumë se jam sot ndaj insulinës, ndërkohë që punoj edhe po pres që ligji të mund të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si mish për top për të përfituar një kockë klikimesh më shumë. Thua se dinjiteti dhe suksesi të varen vetëm nga ato."/K.C/dritare.net