Na ndiqni edhe në

Emisionet

Igli Çelmeta: Naim Murseli merrej me tregti të paligjshme të diamanteve. Po hetohet në Suedi!

Igli Çelmeta: Naim Murseli merrej me tregti të paligjshme të

Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Murseli ka ngjallur polemika dhe një zemërim në mbarë opinionin publik.

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në DritareTv tregoi pistat në të cilat po heton policia e Kosovës për vrasjen e Liridonës. Sipas gazetarit, Liridona dinte sekretet e errëta të bashkëshortit, ndaj edhe kjo mund të jetë arsye që ai e vrau.

Po ashtu tha se ka informacione se Naim Murseli merrej me tregti të sendeve me vlerë siç janë florinjtë dhe diamantët nga Afrika e Jugut dhe i tregtonin në Europë, për të cilën po hetohet dhe nga Suedia.

“Në Kosovë është aluduar që Naim Murseli mund ta ketë kryer krimin për shkak se kishte paguar një siguracion të Liridonës në Suedi dhe mund të përfitonte para në raste fatkeqësish apo vdekjes së gruas së tij. Shkonte deri në 20 milionë euro. Por nga komunikimet që kam pasur me kolegë gazetarë në Kosovë dhe Suedi më kanë thënë që maksimumi që mund të arrihet sigurimi i jetës në Suedi është deri në 800 mijë euro.

Hetimi në Kosovë duhet të thellohet më shumë pasi mund të zbulohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë në këtë krim. Nga burime konfidenciale po hetohen edhe pista të tjera që janë më serioze. Liridona dinte sekrete dhe gjëra të tjera për bashkëshortin e saj. Sekrete që vetëm ajo i dinte. Naum Murseli ishte njeri me lidhje të forta në Kosovë, me biznesmenë, politikanë. Nuk dihej çfarë pune kishte bërë ndërsa ishte në Suedi. Besohet se merrej me tregti të paligjshme, të sendeve me vlerë siç janë florinjtë dhe diamantët nga Afrika e Jugut dhe i tregtonin në Evropë. Po hetohet edhe në Suedi për këtë, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur shtrirje edhe në Kosovë. Ai bënte jetë luksi, i jepnim para njerëzit me të cilët punonte”, tha gazetari në DritareTv./K.C/dritare.net