Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

11 maji/ Berisha nga Tirana: Nuk është çështja për pushtetin tim, por për të ardhmen

11 maji/ Berisha nga Tirana: Nuk është çështja për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, e cilësoi 11 majin si një ditë historike për të gjithë shqiptarët, “ora e Shqipërisë dhe ora e atdhetarisë”.


“Me 11 maj, firmosim së bashku për një Shqipëri krenare. Ashtu si dikur përmbysëm diktaturën, do të përmbysim edhe këtë regjimi të kalbur”, deklaroi ai.

Berisha theksoi se kjo nuk është një çështje personale apo partiake, por një kauzë për mirëqenien e qytetarëve.

Sali Berisha: 11 maji është ditë e çdo shqiptari, ore e çdo shqiptari e Shqipërisë, ora e atdhetarisë së shqiptarëve.

A e shihni ku kemi rënë, në kombin që sot kemi treguesin e lindshmërisë më të ulët në botë, kemi treguesin e jetesës më të keqe ne Evropë, në kombin e vetëm që ka një vend që quhet kanabistan apo Kolombi e Europës.


Më 11 maj firmosim se bashku për një Shqipëri krenare. Ne që përmbysën dukur një diktaturë do përmbysim këtë diktaturë, ne që dolëm nga mjerimit, do ecim drejt mirëqenies.

Le ta bëjmë natën ditë, të bashkohemi, nuk është çështja për parti, apo pushtetin e Sali Berishën, por për begatinë, rroga të larta, pensione të larta, të ardhmen e të rinjvë, për Shqipërinë zonjë! Fitore!", tha Berisha./dritare.net