
Braçe: Shqiptarë votoni masivisht PS-në, jemi para një ngjarjeje historike
Dritare.net
Kandidati socialist për Tiranën Erion Braçe bëri thirrje për të votuar PS për të bërë të mundur integrimin në BE.
“Faleminderit dhe mirë se keni ardhur në njësinë nr 5, në zemrën e kuqe të Tiranës dhe të PS. Ismail Haroku ishte burrë i drejtë, i ndershëm, punëtor e socialist. U nda vetëm pak ditë nga jeta. Deri në frymën e fundit ishte duke folur me ne të njësisë 5, e organizatën e tij të PS te 1 Maji. Dha frymën e fundit duke dorëzuar listën e tij të votuesve për PS dhe Ramën. Nuk dua asgjë më shumë se sa për Ismail Harokun, Halil Allën dhe Altin Binjakun, që të tre të ndarë nga jeta vetëm në këto ditë. Një duartrokitje të madhe se këta burra bëjnë PS e Shqipërisë. Shpirti i tyre të prehet në paqe dhe të na udhëheqin nga atje lart. Jemi para një ngjarje të madhe dhe historike. 35 vite me radhë ky vend, dhe tre breza kanë kërkuar Shqipërinë në BE. Tani është koha të plotësojmë ëndrrën e çdo shqiptari që ka luftuar për Shqipërinë në Evropë. Kjo është ora t’i japim nder akoma më të madh PS, ta skalisim në histori si partia qe e futi këtë vend në familjen evropiane dhe i dha një shans të madh e të vogli që të jetojë si qytetar evropian për gjithë jetën. Ndaj një lutje kam çdo votë ka vlere, e kujtdo në këtë qytet e ketë vend e merr vlerën në kutinë e votimit.”, tha ai.

















