Na ndiqni edhe në

Emisionet

“Kamera e gjyshit”, Stefan Gajo dëshmon Shqipërinë

“Kamera e gjyshit”, Stefan Gajo dëshmon Shqipërinë


Një arkiv, një jetë, një komb

Dritare TV nis sot një cikël të ri dokumentar, të ndërtuar mbi arkivat personale të mjeshtrit të fotografisë dhe operatorit Stefan Gajo.

“Kamera e gjyshit” është një projekt që sjell në dritë pamje të rralla nga tranzicioni shqiptar, përmes një arkivi që ruan jetën, historinë dhe figurat më të rëndësishme të vendit.

Janë imazhe të një kohe kur Shqipëria po dilte nga izolimi, dhe kur çdo moment kishte peshë historike.

Seria nis me një nga figurat më të rëndësishme të periudhës post-komuniste: Anastas Janullatos.

Përmes syrit të kamerës së Gajos, rikthehet një moment kyç, ardhja e tij në Shqipëri dhe fillimi i një kapitulli të ri për besimin dhe jetën shpirtërore të vendit.

Ky është një rrëfim që nuk vjen nga librat e historisë, por nga vetë momentet e jetuara.

Dritare TV sjell kështu jo vetëm një dokumentar, por një kujtesë që duhet ruajtur./dritare.net