Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bllokuan rrugën drejt Rinasit, Policia procedon 19 protestues

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 persona në gjendje të lirë, pas protestës së një dite më parë dhe marshimit të zhvilluar në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sipas autoriteteve, gjatë tubimit disa organizatorë dhe pjesëmarrës dyshohet se kanë nxitur zhvendosjen e protestës nga zona e Sheshit Skënderbej dhe Kryeministrisë drejt Rinasit, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit rrugor dhe pengim të lëvizjes së qytetarëve.

"Në përfundim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, gjatë veprimeve janë sekuestruar dy automjete në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.", thuhet në njoftimin e policisë./dritare.net