
Prapaskenat e Filmit 'Debatik', si e rrihte regjisori Colin! Rrëfim nga Luan Laze
Dritare.net
Në një segment dedikuar kujtimeve nga bota e artit, Luan Laze ndau me publikun disa anekdota të panjohura nga xhirimet e filmit legjendar "Debatik".
Ai tregoi historinë e aktorit protagonist, Shpëtim Zani (Coli), i cili në atë kohë ishte një fëmijë i apasionuar pas lojës dhe shpesh mungonte në sheshxhirim. Për ta "disiplinuar", regjisori i madh Hysen Hakani e "rrihte" lehtë me në kokë, një metodë e pazakontë për të siguruar praninë e tij.
Shpëtim Zani, i cili më vonë u bë shitës bulmeti dhe jo aktor, i kishte mbetur hatri me Hakanin, jo vetëm për "rrahjet", por edhe pse nuk e mori në filmin e tij të dytë, "Oshtimë në bregdet".
Një tjetër detaj surprizë i zbuluar gjatë bisedës ishte lidhja e filmit me familjen e kryeministrit aktual, Edi Rama. Laze tregoi se bashkë-skenaristi i filmit "Debatik" ishte Niko Koleka, vëllai i anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka.
Niko Koleka ishte daja i nënës së Edi Ramës, Aneta Ramës (Koleka), duke e lidhur kështu në mënyrë të tërthortë historinë e familjes së kryeministrit me një nga veprat më ikonike të kinematografisë së propagandës së kohës. Këto prapaskena ofrojnë një vështrim njerëzor dhe shpesh komik në procesin e krijimit të artit gjatë periudhës së komunizmit, duke zbuluar detaje që i kanë shpëtuar historisë zyrtare./M.K-dritare.net

















