Shqiptarët shpëtuan italianët gjatë luftës. Flet sot për herë të parë, ministri italian i Mbrojtjes!
Dritare.net

Ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto flet në një intervistë ekskluzive për gazetaren Rudina Xhunga në DritareTV, për një nga faqet më pak të njohura të Luftës së Dytë Botërore: shqiptarët që strehuan dhe mbrojtën ushtarët italianë pas armëpushimit me Gjermaninë naziste.
Për herë të parë, një funksionar kaq i lartë i shtetit italian flet publikisht dhe në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë për rolin e shqiptarëve në shpëtimin e mijëra ushtarëve italianë pas 8 shtatorit 1943.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, pranon se shumë ushtarë italianë, të mbetur pa shtet dhe të ndjekur nga nazistët pas armëpushimit të Cassibiles, u strehuan, u mbrojtën dhe u shpëtuan nga familje shqiptare. “Shumë prej tyre u ndihmuan dhe u shpëtuan nga po ata njerëz ndaj të cilëve deri një ditë më parë kishin qenë pushtues”, thotë Crosetto, duke e cilësuar këtë histori si një faqe ende pak të njohur, por shumë të rëndësishme për kohët që jetojmë sot. Intervista është pjesë e dokumentarit që po realizon Rudina Xhunga për historinë e kolonel Goffredo Zignani dhe marrëdhënien e pazakontë njerëzore që lindi mes shqiptarëve dhe ushtarëve italianë gjatë një prej periudhave më dramatike të Luftës së Dytë Botërore.
Intervista me ministrin italian Guido Crosetto sot ora 20:00, Në Youtube DritareTV./dritare.net