Genta Tafa betohet si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Bardhi: Ky është turp!
Dritare.net

Pas miratimit të projektrezolutës për integrimin në Bashkimin Evropian, në Kuvend u zhvillua edhe një tjetër moment institucional, ku Genta Tafa, kandidatja e propozuar dhe e votuar për postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, u paraqit për të bërë betimin.
E thirrur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Tafa doli në foltore dhe kreu procedurën e betimit, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita, që e kontestoi procesin dhe figurën e saj. Gjatë seancës pati tensione dhe zhurmë në sallë, ndërsa opozita shprehu pakënaqësi të hapura.
“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun... Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut... Ky është turp, turp, turp”, deklaroi Bardhi./K.C/dritare.net
