Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si e njoh unë Edi Ramën! Flet aktorja Ingrid Mukeli!

Si e njoh unë Edi Ramën! Flet aktorja Ingrid Mukeli!

Në një intervistë të në emisionin Dekalog me Roland Qafokun në DritareTV, aktorja Ingrid Mukeli ndau kujtime nga vitet e saj të rinisë dhe kontaktet e hershme me Edi Ramën, para se ai të hynte në politikë.

Mukeli përshkroi kohën e tyre në Institutin e Arteve:

“Me Edi Ramën gjithmonë takoheshim te korridori i Institutit të Arteve. Nuk më ka dhënë mësim, kemi pasur marrëdhënie në distancë. E shihja gjithmonë kur pikturonte murin e Institutit të Arteve. Edi ka qenë shumë introvert në institut dhe nuk përpiqej të binte në sy. Madje, as në aktivitetet e përbashkëta nuk ishte i pranishëm.”



Ajo kujtoi edhe momentin kur Rama shkoi në një event në Vjenë kur ishte kryetar bashkie:

“Interesantja me Edin është kur erdhi në Vjenë, para se të bëhej kryeministër, kur ishte kryetar bashkie. Unë shkova bashkë me Bensonin. Ne shkuam pak me vonesë në takim, ai ishte duke folur. Kur na pa neve, ndaloi bisedën dhe tha: "Më falni, pashë shoqen time të shkollës, që nuk paska ndryshuar fare. Gido çfarë bën, si ia çon?"; më tha, ndërkohë unë u skuqa e tëra. Unë e kam respektuar Ramën dhe vlerësuar.", tha Mukeli.”/K.C/dritare.net