Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Demokratët e Elbasanit kundërshtojnë përjashtimet nga gara në PD, kërkojnë garë të hapur brenda partisë

Demokratët e Elbasanit kundërshtojnë përjashtimet nga gara

Pas vendimit për përjashtimin e Alesia Balliut dhe Rudina Allës nga gara për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, demokratët e Elbasanit zhvilluan një takim.

Vendimi u cilësua prej tyre si i padrejtë dhe si përpjekje për të kufizuar konkurrencën e lirë brenda partisë, duke theksuar se nuk bazohet në shkelje statutore.

Demokratët e Elbasanit kundërshtojnë përjashtimet nga gara

Në takim u shpreh kundërshtim ndaj vendimit dhe u theksua nevoja për garë të hapur dhe respektim të vullnetit të anëtarëve të partisë. Pjesëmarrësit deklaruan se do të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë të drejtën e konkurrencës brenda PD-së./L.F-dritare.net