Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot samiti i SEECP në Tiranë/ Ja rrugët që do të bllokohen!

Sot samiti i SEECP në Tiranë/ Ja rrugët që  do të

Policia e Tiranës ka njoftuar se dita e sotme (16 qershor) do të shoqërohet me kufizim të përkohshëm të lëvizjes për qytetarët, për shkak të masave të marra për zhvillimin në kryeqytet të Samitit të SEECP. Ndalimi i qarkullimit do të jetë në harkun kohor të ardhjes së delegacioneve dhe në ikjen e tyre.

Të bllokuara do të jenë segmentet rrugore, Aeroporti i Rinasit - Autostrada Durrës-Tiranë - Unaza e Re - Rruga e Elbasanit - Rruga “George W. Bush” - Rruga “Dervish Hima”.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi, parkimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Policia bën me dije se orari i kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

"Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.", njofton policia./E.P-dritare.net