Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Gëzim Kame në provat e Eduardo De Filippo-s, ku luante Ndrenika me Bulkun

Gëzim Kame në provat e Eduardo De Filippo-s, ku luante Ndrenika me

Mjeshtri i fotografisë, Stefan Gajo, sjell në DritareTV disa pamje të rralla të regjisorit Gëzim Kame gjatë provave të një shfaqjeje të veprës së Eduardo De Filippo-s, të realizuara në vitin 1993.

Në këto sekuenca shfaqen duke bërë prova yjet e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, mes tyre Robert Ndrenika dhe Rajmonda Bulku.

Krahas pamjeve, arkivi Gajo ruan edhe një intervistë të regjisorit, i cili tregon se vepra e Eduardo De Filippo-s e kishte intriguar prej kohësh për thellësinë e mesazhit të saj intelektual dhe njerëzor.

“Shpirtrat tanë kanë nevojë të gëzojnë, të qeshin, por edhe të marrin atë mesazh edukativ që ka arti në përgjithësi. Komedia më duket tepër aktuale për momentet që kalojmë. Më pëlqen finesa e veprës, më pëlqeu ai mesazh tepër njerëzor, tepër i pastër, tepër i bardhë që ka vetë vepra dhe mendova ta jap pikërisht në këtë bardhësi, në pastërtinë e ndjenjave të njeriut, të cilat nuk duhen përdhosur dhe nuk duhen bërë pis në realitetin e përditshëm”, shprehet Kame.

Pamjet dhe intervista përbëjnë një dëshmi të rrallë të jetës artistike shqiptare të viteve ’90, duke rikthyer në kujtesë jo vetëm procesin krijues të Gëzim Kames, por edhe atmosferën e një teatri ku punonin disa prej emrave më të mëdhenj të skenës shqiptare./K.C/dritare.net