Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ja kur do të mbahet takimi Kurti-Vuçiç!

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ja kur do të  mbahet takimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel më 15 qershor. Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësi për Politikën e Jashtme të BE-së, Peter Stano në një konferencë për mediat.

“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetsohen nga kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano./dritare.net