Na ndiqni edhe në

Bota

Vijon përplasja mes Trump dhe Melonit, shkëmbejnë akuza publike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përshkallëzuar përplasjen e tij publike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke e akuzuar se po kërkon të rindërtojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar pozitat e saj në sondazhe.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin Truth Social, Trump pretendoi se Meloni kishte kërkuar vazhdimisht një fotografi me të gjatë samitit të G7 në Francë dhe se tani dëshiron të afrohet sërish me Uashingtonin për të rritur popullaritetin e saj politik. Ai shtoi se nuk është më i interesuar për një miqësi të tillë.

Meloni i hodhi poshtë menjëherë deklaratat e presidentit amerikan, duke i cilësuar si të pavërteta dhe fyese për Italinë. Kryeministrja italiane deklaroi se “as ajo dhe as Italia nuk lypin”, duke shprehur habinë për mënyrën se si Trump po sillet me aleatët tradicionalë të SHBA-së.

Përplasja mes dy liderëve vjen pas mosmarrëveshjeve lidhur me konfliktin në Iran dhe refuzimin e Italisë për të vënë në dispozicion bazat e saj ushtarake për operacionet amerikane. Tensionet kanë arritur deri në atë pikë sa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, anuloi një vizitë të planifikuar në SHBA.

Analistët e konsiderojnë këtë përplasje si një nga momentet më të vështira në marrëdhëniet mes Trump dhe Melonit, të cilët deri pak kohë më parë shiheshin si aleatë të afërt në kampin konservator ndërkombëtar./L.F-dritare.net