
KFOR po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës. Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se komandanti i KFOR është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha instancat ndërkombëtare ndërsa po punohet për një zgjidhje.
KFOR-i ka thënë se janë të pranishëm në këtë zonë dhe janë të gatshëm për t’iu përgjigjur situatës, nëse kërkohet.
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftim./l.F-dritare.net

















