
Sveçla: Grupet e armatosura të dirigjuara nga Beogradi
Dritare.net
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shprehet se burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit por policia e Kosovës kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.
“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.
Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë" deklaroi Sveçla.”, ka shkruar Sveçla./K.C/dritare.net

















