Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Matthew Palmer: Të punojnë bashkë, e kemi me urgjencë dialogun

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel/ Matthew Palmer: Të

Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi ka folur rreth takimit që do të kenë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç muajin e ardhshëm në Bruksel, duke thënë se pret që të punojnë bashkë dhe të çojnë procesin e dialogut përpara.

"Shpresojmë dhe presim që të përkushtohen në proces dhe të punojnë së bashku në identifikimin e prioriteteve të punojnë nënë program të punës, të fillojnë një proces. Ne ndjejmë një urgjencë për këtë proces dhe që gjerat të shkojnë shpejtë. Të arrihet një pajtim, një marrëveshje. Ne do të jemi aty për ta ndihmuar atë proces. S’ka ndonjë afat kohor të rreptë, por sa më shumë të zgjatet. Aq më vështirë do të jetë. U takon pronarëve të këtyre proceseve të punojnë drejt qëllimit të normalizimit dhe rrugës drejt BE. Nuk i takon BE-së e SHBA për të vendosur se çka do të diskutojnë. Se si duan t’i çojnë përpara të vendosin për vështirësitë dhe gjërat që duan të diskutojnë e gjejnë kompromis.”, tha sot Palmer./K.C/dritare.net