
Kjo e martë do të vijojë me temperatura të nxehta, duke vijuar të njëjtin itinerar si ditët e kaluara.
Moti i kthjellët do të jetë mbizotërues, teksa në zonat veriore do të ketë vranësira e rrebeshe shiu të izoluara.
Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, teksa pritet rritje të lagështirës së ajrit.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës vlera maksimale pritet të arrijë 38 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 50 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./K.C/dritare.net

















