Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ulen ndjeshëm infektimet në Kosovë/ Shqetësues numri i viktimave!

Ulen ndjeshëm infektimet në Kosovë/ Shqetësues numri i

Fatmirësisht, shifrat e pandemisë në Kosovë, ditët e fundit po ndryshojnë për mirë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer gjithsej 561 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 50 raste. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 viktima, dy më pak se dje, por sërish numër shqetësues.

Numri total i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë, është 14.496 prej të cilëve 586 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë. Numri i rasteve aktive është 2.760./L.F-dritare.net