
Zgjedhjet lokale/ Ja kandidatët për Bashkinë e Prishtinës!
Dritare.net
Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Tanimë janë zyrtarizuar edhe emrat që do të kandidojnë për Bashkinë e Prishtinës.
I pari u zyrtarizua kandidati i LDK-së. Ai është Përparim Rama, një emër i njohur në botën ndërkombëtare të arkitekturës dhe me ndikim në zhvillimet bashkëkohore të ndërtimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Zgjedhja e tij u shoqërua me shumë kënaqësi për kthimin në shtëpi të një njeriu që e do shtëpinë. Mandej u bënë të ditur edhe kandidatët e tjerë.
Nga PDK-ja do të jetë Uran Ismaili, Daut Haradinaj i AAK-së dhe i fundit që u zyrtarizua është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, aktualisht edhe ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Mesa duket beteja për Bashkinë e Prishtinës do të jetë e vështirë, ndërsa pritet të zyrtarizohen edhe emrat për bashkitë e tjera në Kosovë./K.C/dritare.net

















