A zgjoheni në mes të natës? Dy mënyra për të fjetur përsëri lehtësisht
Dritare.net

Të gjithëve na ka dalë gjumi në mes të natës dhe pastaj nuk kemi mundur të flemë përsëri derisa të bjerë alarmi dhe të fillojë dita jonë. Me dy teknikat e relaksimit, ka shumë gjasa që të flini sërish.
Relaksimi i muskujve
Kjo teknikë relaksimi ju ndihmon të flini përsëri shpejt me ndihmën e frymëmarrjes. Së pari, merrni dy frymëmarrje të thella. Ndërsa shtriheni në shtrat, përqendrohuni te muskujt e këmbëve. Shtrëngoni të gjithë muskujt e këmbëve dhe, relaksojini ato.
Pastaj, përqendroni vëmendjen tuaj te pulpat e këmbëve dhe me të njëjtën teknikë, shtrëngoni muskujt dhe relaksojini ato. Ndiqni të njëjtën teknikë në seksione me pjesën tjetër të trupit tuaj, duke lënë kokën të fundit. Së fundmi, shtrëngoni të gjithë muskujt e trupit tuaj dhe me nxjerrjen e ajrit, relaksohuni të gjithë trupin tuaj.
Ky ushtrim ndihmon trupin të relaksohet, ndërkohë që ndihmon edhe përqendrimin. Kur i jepni vëmendje muskujve, mendja juaj ndalon së menduari mendime të panevojshme që ka të ngjarë t'ju pengojnë të flini./dritare.net