Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

I kërcisni dhëmbët gjatë natës? Ja si ta ndaloni!

I kërcisni dhëmbët gjatë natës? Ja si ta ndaloni!

Shumë njerëz ankohen për dhimbje në nofull apo konsumim të dhëmbëve pa një shkak të dukshëm. Këto mund të jenë simptoma të bruksizmit, një gjendje që karakterizohet nga shtrëngimi apo tridhja e pavetëdijshme e dhëmbëve, veçanërisht gjatë natës.

Sipas dentistëve, faktorët kryesorë që e shkaktojnë përfshijnë stresin, konsumimin e kafeinës, duhanin, disa ilaçe antidepresive, apo edhe probleme si pagjumësia dhe apnea e gjumit.

5 këshilla për ta ndaluar:

Mbajtës mbrojtës për dhëmbët gjatë gjumit.

Menaxhimi i stresit me teknika relaksimi apo terapi.

Shmangia e stimuluesve si kafeina dhe alkooli në mbrëmje.

Botox për të zbutur tensionin muskulor (nuk është zgjidhje përfundimtare).

Mjekimi i çrregullimeve të gjumit, nëse janë shkak bazë.

Në disa raste, bruksizmi mund të zhduket nëse shkaktari kryesor (si stresi) largohet. Por për shumë të tjerë, synimi është menaxhimi afatgjatë i simptomave për të parandaluar dëmtime më të mëdha dentare./K.C/dritare.net