Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Vetja ime i ri, nuk do më kuptonte sot!

Rama: Vetja ime i ri, nuk do më kuptonte sot!

Në një intervistë personale për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur në reflektimin e tij për veten, duke u shprehur se versioni i tij i ri, idealist dhe i pakompromis, nuk do ta kuptonte dot njeriun që është sot.

“Do ta kuptoja, por ai nuk do të më kuptonte mua,” – tha Rama. “Edi Rama i ri ishte shumë i bindur në mendimet e tij dhe i pakompromis. Ai ishte i ri dhe jo i informuar mirë.”

Kryeministri shtoi se nuk e kishte kuptuar në atë kohë që “politika është një art që lëviz gjërat me talent dhe durim – ndërsa shteti është një makinë që na mban të bashkuar duke i rezistuar ndryshimit.”

Rama kujtoi edhe bindjet e tij të hershme: “Edi Rama i ri donte që zyrat plot me burokratë të zhdukeshin, por sigurisht, nuk kisha alternativë në mendje. Vetëm liri dhe vetërregullim, utopi.”

Ky reflektim vjen në një moment kur Rama ndodhet në mandatin e tij të katërt si kryeministër dhe synon të çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian deri në vitin 2030./dritare.net