
Pse konsumohen hurma arabe gjatë Muajit të Ramazanit!
Dritare.net
Hurmat e Arabisë janë frutat që konsumohen për iftar dhe syfyr gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Fatma Karaj e ftuar në DritareTV tregoi se përse besimtarët myslimanë konsumojnë hurma arabe gjatë Ramazanit.
“Hurma është një frut i rekomandueshëm gjatë Muaji të Ramazanit. Kjo është një traditë e profetit Ali Selam pasi ai me hurma e ka çelur iftarin dhe me hurma e ka mbyllur. Sepse hurma e Arabisë një frut i bekuar. Përmban shumë fibra, shumë vlera ushqyese. Kur njeriu bën një punë shumë të rëndë, të harxhojë energji, vetëm hurmat i japin energjinë që i duhet. Që ai ta vazhdojë agjërimin e tij të plotë. Ka shumë vlera ushqyese prandaj këshillohet që të konsumohet ajo. Po ashtu ushqime të tjera që duhet të konsumohen janë ato produkte që janë hallall, pra që nuk janë të ndaluara për besimtarët. Ushqimi që është i fituar me djersën e ballit është hallall. Mishi therët në emër të Zotit dhe është i lejuar.”, tha Fatma në DritareTV./K.C/dritare.net

















