Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Rehania e thanës, thesari i vogël që ruan kujtesën e trojeve tona!

Rehania e thanës, thesari i vogël që ruan kujtesën e trojeve

Rehania e thanës, një ndër bimët më të veçanta të natyrës sonë, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje falë përdorimeve të saj tradicionale dhe përmbajtjes së pasur ushqyese. Edhe pse ka një shije paksa të hidhur, ajo njihet për vlerat e shumta shëndetësore. Sipas të dhënave tradicionale, frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike dhe vitaminë C, duke e bërë këtë frut një suport të mirë për forcimin e sistemit imunitar.

E veçanta është se, edhe sot, shumë familje shqiptare e mbajnë këtë traditë gjallë. Në kuzhinat e vjetra prej druri ende gjen kavanoza të vegjël me rehani të tharë, të ruajtur për ditë të ftohta a për ndonjë grip që troket papritur. Në shumë fshatra, ky ritual i vjetër ruhet si pjesë e identitetit lokal, një kulturë e trashëguar nga brezi në brez.

Ajo është pjesë e historisë sonë, e zakoneve tona, e gjuhës së heshtur të natyrës që i ka ushqyer familjet shqiptare për shekuj.

Sipas të dhënave tradicionale, frutat e thanës përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike dhe vitaminë C, duke e bërë këtë frut një suport të mirë për forcimin e sistemit imunitar. Falë përmbajtjes së flavonoideve dhe karotinoideve, rehania shquhet për vetitë e saj antioksiduese, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e proceseve të plakjes. Në përbërjen e saj gjendet edhe melatonina, hormoni i njohur si rregullues i ritmit cirkadian, çka e bën rehaninë të favorshme për ekuilibrimin e gjumit dhe funksioneve jetësore.

Një tjetër vlerë e rëndësishme është aftësia e saj për të ndihmuar në rregullimin e mpiksjes së gjakut. Për këtë arsye, ajo është rekomanduar tradicionalisht për personat që vuajnë nga hemofilia. Po ashtu, fruti është i përshtatshëm edhe për diabetikët, duke qenë se ka ndikim të ulët në rritjen e sheqerit në gjak.

Rehania njihet gjithashtu për aftësinë e saj për të ulur temperaturat e larta, si dhe për efektet pozitive kundër infeksioneve të rrugëve urinare dhe formimit të gurëve në veshka. Në kohët e lashta, rrënja e saj përdorej për përgatitjen e pomadave për trajtimin e djegieve, një traditë që tregon rëndësinë e kësaj bime në mjekësinë popullore./dritare.net