
Tiramisu e lehtë dhe e shëndetshme me kos dhe fara chia
Dritare.net
Një ëmbëlsirë klasike dhe e preferuar, sidomos nga adhuruesit e kafesë, tiramisuja e plotëson drekën apo darkën tonë në mënyrën më të suksesshme. Nga receta origjinale italiane që filloi udhëtimin e saj diku në mesin e viteve '60, nga Italia qendrore, gatuhet një ëmbëlsirë me një teksturë të pasur kremoze, një aromë të fortë ekspres dhe biskotat savoje të zhytura në kafe.
Me kalimin e viteve, tiramisuja mori shumë variacione, disa të përshtatshme dhe të tjera jo aq shumë. Por ajo kurrë nuk e humbi famën e saj.
Nevoja për të rritur profilin ushqyes të ëmbëlsirave që bëjmë në shtëpi, me superushqime për të lidhur artificialisht kënaqësinë me ushqimin, tashmë na çon drejt recetave të imagjinuara dhe tejet intriguese, me interes në Instagram dhe të shijshme. Tiramisuja me fara chia mund të bëhet e preferuara juaj.
Përbërësit për 2 racione!
4 lugë kafe e ëmbël ekspres
360 ml qumësht i freskët, i plotë, i ngrohtë.
6 lugë fara chia
3 lugë mjaltë
250 g kos të freskët
50 gr pluhur kakao, pa sheqer
Përgatitja
Në një enë të thellë qelqi përziejmë qumështin e nxehtë me kafenë, derisa të jenë homogjene. Shtoni farat chia dhe mjaltin dhe vazhdoni përzierjen edhe për 2 minuta të tjera. E mbulojmë tasin me një qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 4 orë. Merrni dy gota qelqi të vogla dhe vendosni biskotat që doni dhe shtoni dy lugë gjelle nga përzierja e farës chia. Kosin e rrahim në mikser derisa të bëhet shkumë dhe e mbulojmë shtresën me farat me një lugë gjelle. Vazhdojmë në mënyrë alternative në të dyja gotat duke hedhur masën me chia dhe në shtresën e fundit, kos. Në fund e mbulojmë sipërfaqen e kosit me pluhur kakao dhe jeni gati për ta ngrënë./K.C/dritare.net

















