
Ekspertët këshillojnë: Kur t’i përdorni dhe kur jo perimet e ngrira!
Dritare.net
Perimet e ngrira shpeshherë na bëjnë punë kur nuk dimë se çfarë të gatuajmë për drekë dhe për darkë. Zakonisht gatuhen kollaj, nuk duhet të shqetësoheni për përdorimin e tyre para se të prishen dhe në shumë raste ato janë më të pasura me lëndë ushqyese sesa perimet e freskëta.
Nëse nuk jetoni në fshat, që t’i prodhoni vetë mund të duhet shumë kohë që perimet e frutat e freskëta të vijnë te ju. Megjithatë, ngrirja e shpejtë ruan frutat dhe perimet në pjekurinë maksimale dhe ruan të paprekura vlerat e tyre ushqyese.
Ekspertët tregojnë se kur duhet t’i përdorni perimet e ngrira dhe kur jo.
Bizelet
Bizele mund të përzihen me çdo gjë, në supë, të ziera, makarona, sallatë e tij. Por është mirë që të prisni sa bizelet të piqen në sezonin e tyre e pastaj t’i ngrini. Për shkak se bizelet zbardhen para ngrirjes, thjesht mund t'i nxirrni nga ngrirja në darkë e t'i përdorni ditën tjetër. Nëse po i shtoni te një supë perimesh ose makarona karbonara, hidhini në fund të procesit të gatimit në mënyrë që të nxehen, por jo të skuqen.
Lulelakra
Lulelakrën e ngrirë duhet ta hani të zier në avull, me oriz, ose në supa të ndryshme. Mos e përfshini në sallata apo ta piqni sepse humb vlerat e saj.
Spinaqi
Spinaqi i ngrirë është i mirë për smoothies, salcë me angjinare, apo krem spinaqi, omëletë etj. Por nuk duhet ta hani në sallatë edhe sandviçë. Megjithatë ekspertët rekomandojnë që të përdorni gjithmonë spinaq të freskët, jo atë të ngrirë. Spinaqi i ngrirë është pothuajse plotësisht i tharë, kështu që një anë e mirë është që ju e dini saktësisht se çfarë po gatuani. Po e keqja është që kur e blini nuk e dini sa sasi ka brenda qeses edhe mund të jetë një sasi shumë e vogël për lekun që hidhni.
Bishtajat
Mund t’i hani të përziera me makarona ose si gjellë. Por mos i piqni ato. Kur bëhet fjalë për bishtajat, fakti nëse janë të ngrira apo të freskëta varet nga mënyra se si do t’i përgatisni. Por nëse doni bishtaja të pjekura, mirë do bëni t’i blini të freskëta, jo të ngrira. Sipas ekspertëve të kuzhinës, lagështia e mbetur nga perimet e ngrira parandalon gjithë atë karamelizimin e shijshëm në furrë. Perimet e pjekura duhet të futen në furrë të thata dhe të lyera me vaj për rezultate më të mira.
Karota
Mund t’i gatuani karotat me çdo gjë, por nuk mund t’i përfshini apo gatuani me ushqimin e papërpunuar./K.C/dritare.net

















