Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Armiku im është pasiguaria. Si ta luftoj!

Armiku im është pasiguaria. Si ta luftoj!

Përshëndetje Psikologe Enertila

Urime për punën tuaj psikologe Enertila. Unë që ju shkruaj jam një djalë 27 vjeç. Vendosa të ndaj me ju ndjenjën time. Shpesh ndiej shumë pasiguri në gjërat që mendoj dhe bëj. Ndiej se pengohem shumë nga kjo gjë. Dua të di se çfarë ndodh dhe si mund ta përmirësoj? Ju falënderoj!

Psikologe Enertila Bekteshi, përgjigjet!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Pasiguria është një problem që prek njerëzit e të gjitha moshave dhe gjinive, Kur vuan nga ndjenja e pasigurisë, shpesh përfundon duke vuajtur nga zemërimi, faji ose pavendosmëria.

Gjithashtu, kur këto ndjenja janë të vazhdueshme, mund të përfundohet në ndryshime shumë drastike.

Pasiguria është një ndjenjë e pamjaftueshmërisë, domethënë ndjenja e të qenit i pamjaftueshëm i mirë. Është e zakonshme që njerëzit të përjetojnë disa pasiguri. Megjithatë, të kuptuarit se nga vijnë këto ndjenja mund të ndihmojë në menaxhimin e tyre.

Ju kuptoj drejt se keni vështirësi në marrjen e vendimeve, madje edhe për gjëra që nuk ndikojnë shumë në jetën e tuaj, gjithashtu e kuptoj se prireni të jeni kritikë ndaj të tjerëve dhe veçanërisht ndaj vetvetes.

Një person i pasigurt vuan shpesh nga vetëbesimi i ulët.

Pasiguritë gjithashtu mund t'i bëjnë njerëzit të shmangin shoqërimin në mënyrë që të mos ndihen të gjykuar nga të tjerët. Njerëzve të pasigurt shpesh u mungojnë ose kanë pak aftësi komunikimi. Kur përjetohet shumë pasiguri mund të përfundoni duke vuajtur nga ankthi dhe stresi i tepruar për shkak të çdo mendimi apo emocioni.

Mendoj se mund të ketë sjellje të pasigurisë që janë pjesë e personalitetit dhe jo e pasigurisë.

Ashtu sikurse problemet e tjera të shëndetit mendor, pasiguria mund të luftohet përmes terapisë dhe gjithashtu duke ndryshuar disa sjellje ndaj stilit të jetesës.

Mendoj se gjëja e parë që duhet të dini për të mësuar se si të menaxhosh pasigurinë tuaj është të dish se si ato ndikojnë tek ju në jetën e përditshme. Të gjitha pasiguritë janë zakonisht për shkak të një përvoje të marrë herët në jetë. Njohja e prejardhjes të këtyre mendimeve negative mund të ndihmojë në përballjen e pasigurisë. Nëse të ndodh të ndiheni e pasigurt në marrëdhënie me cilin do, është e rëndësishme t'ia shprehni atë personit tjetër. Shpesh, pasiguritë në marrëdhënie burojnë nga ide që nuk janë reale. Prandaj, duke folur për të me të tjerët mund të zbulojmë nëse ekziston një problem i tillë. përpiquni të përqendroni vëmendjen në pozitivet e një situate. Mendoj se duke u kujdesur për shëndetin tuaj fizik do t'ju ndihmojë të stabilizoni emocionet që mund të lindin në mendjen tuaj. Duhet të jeni tolerant me të metat tuaja dhe të pranoni aftësitë tuaja kjo do t'ju ndihmojë vetëvlerësimin tuaj. Duhet të jeni mirënjohës për gjithçka që keni arritur mendoj unë. Ju uroj gjithë të mirat e shpresoj tu kem ndihmuar në këndvështrimin tim./dritare.net