
Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites zhvillim të vranësirave. Në relievet kodrinore – malore në mesditë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtëra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtesi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë./A.ZH-dritare.net

















