Java nis me vranësira, si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim. Parashikimi i motit!
Dritare.net
Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë.
Sipas parashikimit nga SHMU, dita e martë pritet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta kryesisht në relievet e larta malore ndërsa gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesët e tjera të vendit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.
Vlen për tu theksuar gjithashtu se pritet luhatje e ndjeshme e temperaturave herë në vlerat minimale dhe herë në ato të mesditës ndërsa era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12 m/s. Ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18-23 m/s duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë./M.K-dritare.net