Nga rrebeshe shiu tek ditët me diell, java sjell surpriza. Si do të luhaten temperaturat!
Dritare.net
Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.
Sipas parashikimit nga SHMU, sot dhe nesër moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata afatshkurtra për pjesën më të madhe të ditës.
Dita e mërkurë do të jetë më vranësira mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive afatshkurtra me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Për ditën e enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave./M.K-dritare.net