Na ndiqni edhe në

Moti

Parashikimi i motit për orët në vijim!

Parashikimi i motit për orët në vijim!

Për orët në vijim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme ku priten alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet mesatar.

Sipas parashikimit nga SHMU, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe do të shtrihen në të gjithë territorin në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive më shkarkesa të forta elektrike e breshër. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet do të ulin intensitetin dhe do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë era fiton shpejtësi 10-14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

· në zonat malore 9 deri 16 °C

· në zonat e ulëta 9 deri 20°C

· në zonat bregdetare 13 deri 22 °C./M.K-dritare.net