Temperatura të ulëta dhe rrebeshe, si do të jetë moti në vazhdim!
Dritare.net
Gjatë orëve në vijim vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, dita e mërkurë pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 5 deri 13°C
në zonat e ulëta 8 deri 23°C
në zonat bregdetare 11 deri 21°C./M.K-dritare.net