Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sulm në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vrarë dhe tre të plagosur

Sulm në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vrarë

Një sulm ka ndodhur pranë konsullatës së Izraelit në Stamboll, ku sipas autoriteteve turke ka pasur një përplasje mes sulmuesve dhe forcave të policisë.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, bëri të ditur se një sulmues është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar” gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit. Ai konfirmoi gjithashtu se dy efektivë policie janë plagosur.

Sulm në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vrarë

Sipas deklaratave zyrtare, sulmi ndaj policisë është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë dhe masave të sigurisë të marra në zonë.

Sulm në konsullatën izraelite në Stamboll, dy të vrarë

Më herët, mediat lokale raportuan për të shtëna dhe për viktima të mundshme, por autoritetet ende nuk kanë dhënë një bilanc përfundimtar të ngjarjes.

Në vendngjarje u dislokuan forca speciale policore, kordon sigurie dhe autoambulanca, ndërsa zona u rrethua menjëherë pas incidentit.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./L.F-dritare.net