
Alfred Moisiu feston sot 92-vjetorin. Ish-presidenti prej vitesh është shkëputur nga politika, ndërsa rrallë herë, kryesisht në situata të tensionuara jep mesazhet e tij.
Gjithmonë fjalën e tij, e ka drejtuar te politikanët, ku herë pas here, u bën thirrje të jenë përfaqësues të një politike dinjitoze.
Moisiu lindi në Shkodër. Pasi mbaroi gjimnazin në Tiranë, nga 1946 deri në 1948 shkollën e Inxhinierisë Ushtarake. Nga 1981 - 1982 mbajti postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Nga viti 2002 deri në 2007 mbajti postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë./L.F-dritare.net

















