Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorët bllokojnë policinë në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth

Banorët bllokojnë policinë në ditën e tretë

Në ditën e tretë të operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët kanë reaguar duke bllokuar hyrjen për në fshat. Ata kanë vendosur një bllokadë mbi urën hyrëse, në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së policisë.

Protestuesit kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të aksionit dhe zhvillimin e një dialogu me qeverinë. Pas tensioneve dhe përplasjes me forcat e rendit, banorët kanë vendosur të hapin përkohësisht rrugën drejt fshatit.

Operacioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur tre ditë më parë dhe po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Vlorën.

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një ultimatum bashkive për të çliruar hapësirat publike të zaptuara nga bizneset dhe ndërtimet pa leje, duke theksuar se ky është një proces i domosdoshëm për rivendosjen e ligjshmërisë dhe rregullit urban./L.F-dritare.net