Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Belgjika ndalon shitjen e Vape: Sjell dëme të mëdha në shëndet dhe mjedis!

Belgjika ndalon shitjen e Vape: Sjell dëme të mëdha në

Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike të disponueshme të njohura edhe si vapes nga 1 janari 2025, pasi mori miratimin nga Komisioni Evropian për ta bërë këtë, njoftoi Ministri Federal i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke (Vooruit) të shtunën.

Pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të sëmundjeve dhe/ose vdekjeve të parandalueshme në Belgjikë. Si pjesë e "planit kundër duhanit" të Vandenbroucke, masa të shumta u prezantuan vitet e fundit për të siguruar që njerëzit do të motivoheshin gjithnjë e më shumë për të lënë duhanin nga njëra anë dhe për të mos filluar duhanin nga ana tjetër.

"Cigarja elektronike shkakton shumë dëme për shoqërinë dhe mjedisin. Ky produkt i dëmshëm kryesisht synon të rinjtë. Prandaj jam i kënaqur që mund ta heqim këtë nga tregu", tha ai në një deklaratë për shtyp.

Marketingu për këto vape është shumë i zgjuar dhe i orientuar drejt të rinjve tha Vandenbroucke. Ndërsa shitja e vapave për të miturit është aktualisht e ndaluar në Belgjikë, përdorimi i tyre është ende i përhapur dhe një inspektim i vitit 2023 tregoi se rreth tre në katër pika shitjesh u shisnin të miturve vapa njëpërdorimshme./L.F-dritare.net