Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Neni 8 nuk ndryshon. Basha punoi me Ramën

Berisha: Neni 8 nuk ndryshon. Basha punoi me Ramën

Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar në një dalje për mediat lidhur me debatet për ndryshimet në statutin e partisë, veçanërisht për nenin 8, i njohur ndryshe si “neni Basha”.

Berisha theksoi se ky nen nuk do të ndryshojë, duke sqaruar se ai lidhet me zgjedhje të lira dhe jo me ato që ai i cilëson si “farsë elektorale”.

“Neni flet për zgjedhje, jo për farsën elektorale. Nëse ka një realitet absolut të padiskutueshëm, është se zgjedhjet ishin farsë. Sa herë zgjedhjet humben kur ato janë normale, është detyrë e kryetarit të japë dorëheqje. Por në rast farse, është detyrë të luftojmë diktaturën,” u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Berisha hodhi akuza edhe ndaj ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, duke pretenduar se ai nuk kishte fokus fitimin e zgjedhjeve, por bashkëpunimin me kryeministrin Edi Rama.

“Ai e kishte mendjen të bënte koalicion me Ramën dhe jo të fitonte,” deklaroi Berisha.

I pyetur për të ardhmen e lëvizjes së Rithemelimit, ai ironizoi deklaratat e kundërshtarëve politikë, duke thënë se pretendimi për “vdekjen” e saj është një narrativë e nxitur nga Rama.

Debati mbi nenin 8 dhe drejtimin e Partisë Demokratike vijon të mbetet një nga çështjet kryesore brenda opozitës shqiptare.

“Neni Basha” i referohet nenit 8 të statutit të Partisë Demokratike, i cili thotë se kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse partia humb zgjedhjet./L.F-dritare.net