Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

CEO i Apple tregon sekretin si të bëheni të suksesshëm si ai!

CEO i Apple tregon sekretin si të bëheni të suksesshëm si

Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e CEO-s së Apple, Tim Cook, ju duhet të rrisni aftësitë tuaja teknike. Cook tha se kodimi është gjuha e dytë më e rëndësishme që mund të mësoni. "Unë mendoj se çdo fëmijë në botë duhet të mësojë të kodojë. Pavarësisht nëse jeni të pasionuar pas shkencës, apo artit, kjo është një mënyrë e mirë për të shprehur veten.”,- tha ai. Cook e di mirë se çfarë duhet për të qenë i suksesshëm. Ai e mori “Apple” nga Steve Jobs në 2011-ën dhe që nga ajo kohë kapitali i kompanisë është dyfishuar, ose më shumë se kaq.

"Unë nuk po them se të gjithë duhet të bëhen programues. Unë po them se, siç janë bazat në matematikë e histori, edhe kjo është një aftësi thelbësore që fëmijët duhet ta kenë.”,- shprehet Cook, informon dritare.net. Tim Cook nuk është i vetmi që inkurajon punëkërkuesit që të përmirësojnë aftësitë teknike. Edhe Bill Gates avokon që punëtorët e rinj të mësojnë të kodojnë dhe kompetenca të ndryshme kompjuterike, që janë renditur në krye të listës së aftësive më të vlerësuara nga faqet e karrierës si “Payscale” dhe “LinkedIn”. Thënë kjo, aftësitë e tjera vlerësohen shumë në vendin e punës, por që mund të çojnë edhe në mundësi pune. Aftësi si: krijimtaria, menaxhimi i kohës dhe bashkëpunimi janë gjithashtu shumë të kërkuara nga punëdhënësit. /K.C/dritare.net