Deklarata e fortë e SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kërcënoi dy dëshmitarë
Dritare.net

Vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, çka nëse hiqet i hap rrugë arrestimit të saj.
Sipas SPAK, Balluku ka rrezik të prishë prova dhe të kryejë krime të tjera gjithashtu. Gjatë diskutimit u tha se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë”. (Të fortë i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë).
Sipas prokurorisë znj. Balluku apo avokatët e saj nuk kanë ngritur asnjë pretendim për ndikim politik/përndjekje politike nga prokuroria. Hetimi nuk ka sfond politik. Ky fakt u konfirmua edhe nga avokatët e znj. Balluku, të cilët u shprehen se nuk kanë ndonjë pretendim të këtij lloji./L.F-dritare.net