Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dita Botërore e Autizmit / Dyfishohen pagesat mujore për fëmijët me aftësi të veçanta

Dita Botërore e Autizmit / Dyfishohen pagesat mujore për

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhanë lajmin se për herë të parë do të dyfishohen pagesat mujore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Dita Botërore e Autizmit / Dyfishohen pagesat mujore për

Gjatë vizitës në Berat, ku u organizua një panair i qendrave zhvillimore dhe shërbimeve sociale, u bë me dije gjithashtu se një tjetër hap i rëndësishëm është njohja për herë të parë e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët dhe ndihmësit e personave me aftësi të kufizuara.

Dita Botërore e Autizmit / Dyfishohen pagesat mujore për

Në fjalën e saj, zv/kryeministrja Koçiu theksoi se këto masa janë pjesë e një angazhimi më të gjerë të qeverisë për të përmirësuar cilësinë e jetës së kësaj kategorie dhe për të mbështetur familjet që përballen çdo ditë me sfida të veçanta. Ajo nënvizoi rëndësinë e Planit të Veprimit 2026–2030, i cili synon integrimin e shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe sociale në një sistem të unifikuar dhe gjithëpërfshirës.

Nga ana e saj, ministrja Sala vlerësoi punën e qendrave që ofrojnë kujdes ditor dhe rezidencial, ndërsa ministri Demo theksoi rolin e pushtetit vendor në zgjerimin e shërbimeve sociale në çdo bashki të vendit./L.F-dritare.net