Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dumani: Nuk do dorëzohem para sfidave! Do vazhdoj të jem prokuror!

Dumani: Nuk do dorëzohem para sfidave! Do vazhdoj të jem prokuror!

Kreu i SPAK Altin Dumani, i është përgjigjur pyetjes së deputetes së PD Jorida Tabaku, se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të mandatit të tij në krye të prokurorisë dhe nëse është ky një dorëzim i tij.

Dumani tha se ai do të vazhdojë të mbetet prokuror dhe se nuk i trembet sfidave.

“Nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ballë sfidave, për një gjë të jeni të sigurt që do të jem prokuror pavarësisht mandatit.

Sqaroj këtu se i kam kërkuar disa herë parlamentit të shikoj mundësinë e rishikimit të mandatit të kreut të SPAK, dhe jo në pak raste është aluduar sikur e kërkoj për interes personal. E ritheksoj se nëse politika e kushtëzon apo ka mendime se rishikimi i mandatit ka të bëjë me emrin tim unë nuk kandidoj”, tha Dumani.

Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK./dritare.net