Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla: Në Tiranë do nisë pastrimi i vendstrehimeve!

Balla: Në Tiranë do nisë pastrimi i vendstrehimeve!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e njërit prej bashkëdrejtuesve politikë të fushatës për Bashkinë e Tiranës në Njësinë 5 ka bërë një paralajmërim të rëndësiëshëm.

Balla në Facebook shkruan se kandidatja për Tiranën Ogerta Manastirliu dhe Ministria e Mbrojtjes do të nisin së bashku punën për pastrimin e vendstrehimeve.

“Me Bashkinë Tiranë Ogerta Manastirliu me Ministrinë e Mbrojtjes do t’i japim një zgjidhje përfundimtare hyrjeve të vend-strehimeve, të cilat janë kthyer në një shqetësim të madh për banorët, si vend depozitimi mbetjesh apo dhe më keq akoma”, shkruan Balla./dritare.net