
Në librin e tij “Prilli i thyer” Ismail Kadareja përmend kullat e ngujimit në Malësi. Studiuesi Mark Palnikaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv shpjegon se çfarë janë kullat e ngujimit dhe si funksionin ato.
Dritan Hila: Një aspekt tjetër që përmend Kadareja janë kullat e ngujimit, kanë ekzistuar vërtet?
Mark Palnikaj:Në Shqipëri kanë ekzistuar vetëm dy, në Curraj dhe në Theth. Në Curraj kjo kullë është shembur, në Theth është e ruajtur, e konstruktuar. Njerëzit vriteshin për sherre banale. Njëherë ziheshin, ai që ishte më gjaknxehte e vriste kundërshtarin dhe nuk kishte mundësi të ikte shumë, sepse shtëpitë ishin afër njëra-tjetrës. Për 24 orë po të zunë kudo të ishe të vrisnin. Ai shkonte e fshihej te Kulla e Ngujimit. Këta të tjerët shkonin jashtë kullës për ta vrarë, luftonin për 24 orë. Po u mbrojte 24 ore, pas 24 orësh duhet të uleshe në tryezën e bisedimeve, uleshe të haje, qetësoheshin gjakrat, merreshin njerëz nga të dyja palët e diskutoheshin rrethanat e vrasjes. Kulla e ngujimit ka qenë kulla e askujt, ka qenë për t’u ngujuar vrasësit./K.C/dritare.net

















